Zogaj shpreh ngushëllime për tragjedinë në Jabllanicë: Nuk ka fjalë që përshkruajnë këtë dhimbje
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për humbjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës. Në një reagim publik, ai u shpreh i tronditur nga lajmi dhe theksoi se kjo është një dhimbje e pashpjegueshme për familjen dhe gjithë komunitetin.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që ka ndodhur në Jabllanicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre fëmijë. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë këtë dhimbje të madhe për familjen dhe gjithë komunitetin,” ka shkruar Zogaj.
Ai shtoi se në këto momente të vështira, mendimet dhe zemrat e të gjithëve janë me familjarët e viktimave duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta. “U prehshin në paqe shpirtrat e tyre të pafajshëm,” përfundoi ai. /Kosova.info/
