FPPK pranon letër urimi nga Federata Ndërkombëtare e Pingpongut

Presidentja e Federatës Ndërkombëtare të Pingpongut (ITTF), Petra Sörling, ka dërguar një letër urimi për Kryetarin e ri të Federatës së Pingpongut të Kosovës (FPPK), Jeton Oruçi, pas zgjedhjeve të mbajtura më 31 janar 2025 për mandatin 4 vjeçar 2025-2029.

Në këtë letër, Presidentja Sörling, në emër të ITTF, i ka shprehur urimet e saj të përzemërta dhe ka ofruar mbështetjen për bashkëpunim në zhvillimin e mëtejshëm të pingpongut. Ajo ka vënë në dukje progresin e jashtëzakonshëm të Federatës së Kosovës që nga anëtarësimi i saj në familjen e ITTF.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se Kryetari i sapozgjedhur, z. Oruçi, falë përvojës së tij si anëtar i Bordit të Apelit të Federatës Evropiane të Pingpongut, do ta ketë më të lehtë të kontribuojë në zhvillimin e sportit, duke qenë i familjarizuar me proceset qeverisëse të pingpongut evropian dhe ndërkombëtar.

Znj. Sörling, ka theksuar se ITTF çmon shumë partneritetin me FPPK-në dhe pret me optimizëm një të ardhme të suksesshme në bashkëpunimin ndërkombëtar.

FPPK vlerëson marrëdhëniet e shkëlqyera me ITTF dhe beson se ky bashkëpunim do të

ndihmojë në zhvillimin dhe avancimin e mëtejshëm të pingpongut në vend. /Kosova.info/


Go to TOP