Zogaj: Prishtina fillon punimet për rregullimin e infrastrukturës rrugore në zona kyçe
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar fillimin e punimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në disa zona kyçe të qytetit.
“Punimet përfshijnë riparimin e dëmtimeve të rrugëve ekzistuese, ndërtimin e trotuareve dhe korsive për biçikleta, si dhe përmirësimin e sistemit të pusetave për të shmangur përmbytjet. Qëllimi kryesor i këtyre projekteve është krijimi i rrugëve më të sigurta dhe më të qasshme për qytetarët”, ka shkruar ai.
Zogaj falënderoi banorët për durimin e treguar gjatë procesit dhe siguroi se projektet po përparojnë me intensitet për të përfunduar sa më shpejt. /Kosova.info/