Zogaj: Prerja e drunjve te Teatri Kombëtar, akt i turpshëm dhe i pafalshëm

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Alban Zogaj ka reaguar ashpër ndaj prerjes së drunjve në hapësirën pranë Teatrit Kombëtar. Ai e ka quajtur këtë akt të Ministrisë së Kulturës të papranueshëm dhe dëshmi të mungesës së respektit për trashëgiminë kulturore dhe mjedisore të vendit.

“Drunjtë nuk janë thjesht dekor. Ata përfaqësojnë historinë, kulturën dhe kujtesën tonë kolektive, ndërsa ofrojnë ajër të pastër për qytetarët. Prerja e tyre është një akt i turpshëm në emër të ashtuquajturit ‘zhvillim’,” tha Zogaj.

Ai ka kërkuar shpjegime të menjëhershme nga Ministria e Kulturës dhe ka bërë thirrje për llogaridhënie për dëmin e shkaktuar.

“Ne po mbjellim çdo ditë, ndërsa ata po shkatërrojnë. Kjo sjellje nuk mund të tolerohet,” përfundoi ai. /Kosova.info/


Go to TOP