Zogaj ironizon: Para SHBA-së, Kosova kishte vendosur tarifë 10% ndaj produkteve amerikane
Analisti Petrit Zogaj ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Shteteve të Bashkuara për të vendosur një tarifë 10% mbi produktet e importuara nga Kosova. Në një postim në rrjetet sociale, Zogaj ironizoi duke thënë se Kosova e kishte tarifuar më parë SHBA-në me të njëjtën masë.
“E lehtë është të hiqet tarifa 10% që SHBA vendosi dje, fillimisht hiqeni atë të Kosovës,” shkroi ai me ironi, duke shtuar një emoji për të shprehur habinë e tij.
Ky koment vjen pas debatit të ndezur mbi efektet e tarifës amerikane dhe implikimet e saj për tregtinë dhe raportet ekonomike mes dy vendeve. Deri tani, Qeveria e Kosovës nuk ka bërë ndonjë apo ndonjë lëvizje për të ndryshuar politikën tarifore. /Kosova.info/
