Zico ankohet se ishte cak i hajnave në Paris

Cak i hajnave në Paris ka qenë Zico, ish-futbollisti i njohur brazilian.

Ai ka bërë ankesë te Policia franceze të premten, pasi i është vjedhur një çantë që përmbante para, orë dhe diamant.

Ngjarja ka ndodhur ndërsa ish-sulmuesi i Flamengos kishte lënë dritaren e makinës së tij të hapur.

Sipas gazetës “Le Parisien”, vlera e mallrave të humbura të Zico ishte 500 mijë euro. Megjithatë, një burim i afërt me rastin i ka thënë AFP-së se kjo shumë ishte shumë e ekzagjeruar.

Derisa Lojërat Olimpike Paris 2024 nisin këtë fundjavë, legjenda e “Selecaos” gjendet në Paris si mysafir i ekipit olimpik brazilian.


Go to TOP