Zgjidhja për rrymën! 

Shkruan: Seremb Gjergji 

Rryma nuk ka nevoje të shtrenjtohet, vetëm të ndalet 3 orë brenda 24h për familje dhe amvisëri. Bizneset prodhuese vazhdojnë pa ndërprerë.

Mungesa e vetëm 150 Megawatt mbulohet me ndaljen e rrymës dy herë në ditë nga 1.5 orë. 

Këtu i shtojmë edhe të gjitha (27) hidrocentralet e vogla që operojnë deri në 24Mgw nepër tërë Kosovën. Kriza merr fund në fund të marsit.

Kryeministër, mos e shtrenjëto rrymën për xhepat e huaj! Mbroje popullin? 

Temperatura do të rriten nga dita e hënë dhe nuk do të ketë më temperatura të ftohta shumë. Kjo ndihmon edhe më shumë – ashtu siç po ndihmojnë 250Mgw të bllokut B2. 

Mbi të gjitha, pse nuk duhet shtrenjtuar energjia edhe në 3 komunat e veriut me serb? Rasti në gjykatë nga viti 2004 nuk ka të bëjë me krizën aktuale. Por është marrëveshje e turqve me Beogradin! 

Nëse kryeministri Kurti bënë një veprim të tillë, atëherë nuk dalllon asgjë nga kryeministrat paraprak. Votimi i 14 shkurtit del zhgënjim i madh. Kryeministër, opozita po fiton poena vetëm nga gabimet tuaja të pamatura. 

Qytetarët e Kosovës që kam biseduar me ta e që janë mbi 500 veta, të gjithë janë dakord që rryma të ndalet dy herën ditë nga 1.5 orë e mos të shtrenjtohet 42.6%.Çmimi i ri ua mbushe xhepat turqëve dhe politikanëve – përderisa e varfërojnë popullin edhe më shumë. 

Kryeministër, ju jeni në atë pozitë për popullin, jo kundër popullit. Njëherë ju vet pytini këshilltarët tuaj pastaj nxirrini të dalin e të pyesin njerëzit a me mirë ndalesë në 2 intervale kohore nga 1.5 orë apo shtrenjtim 42.6%? Të gjithë e zgjedhin të parën. Do ta shihni. 

Veproni në interes të popullit, jo të atyre që po na e pijnë gjakune me fysht?! 

Zgjidhja afatgjate 

Janë dy zgjidhje afatgjate për çështjen e energjisë elektrike në Kosovë. 1. Fokusi duhet të jetë në 11 trilion tonalata thëngjill rezervë që ka Kosova – duke kërkuar edhe një herë nga Gjermania për asistencën e propozuar në riparimin total të 5 turbinave Siemens që ka Kosova A. Përderisa, BE siguron filtera e ajrit. 2. Çdo shtëpi, me përkrahje financiare 85% nga Qeveria e Kosoves, do të instaloi prodhimin solar të energjisë. Kosova ka 266 ditë më sjellë të plotë. Ndërsa 318 ditë diell të plotë dhe me re të kohëpaskohshme. 

Gjermania, vjet ka prodhuar nga 87% të energjisë gjermane vetëm nga panelat solare individual – të gjitha të lidhura në rrejtin energjetik gjerman.

Kjo jo vetëm që për 9 muaj stabilizon komplet sistemin energjetik në Kosovë, por një herësh e benë Kosovën fuqi vendimarrëse për Rajonin në fushën e Energjisë Elektrike. 

Z. Kurti, nëse vërtetë jeni në pozitën e Kryeministrit për të mbrojtur interesin e popullin e Kosoves, atëherë këto janë veprimet me të mira që burojnë nga vet populli që e udhëhiqni. Mbetet të shohim a je me Ne a me Arushën! 

Go to TOP