Zgjedhjet në Shqipëri po monitorohen nga mbi 2 mijë vëzhgues
Mbi 5 mijë qendra votimi janë hapur sot në Shqipëri nga ora 7 e mëngjesit ku do të votojnë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote për të zgjedhur 140 deputetë të Kuvendit.
Në këto zgjedhje po garojnë 2 mijë e 46 kandidatë për deputetë që përfaqësojnë 11 parti politike. Ndërsa për herë të parë kanë votuar edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Nga informacionet që kemi marrë, në disa qendra të votimit procesi ka nisur me vonesë për arsye teknike.
Procesin zgjjedhor po e monitorojnë mbi 2 mijë vëzhgues të vendit e ndërkombëtarë.
