Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Na duhen të paktën tre deputetë në parlament

Ditën e sotme në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ku ka edhe shqiptarë të Kosovës, të cilët synojnë të jenë pjesë e parlamentit serb pas këtyre zgjedhjeve.

Kreu i listës Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar, Shaip Kamberi, tha në një intervistë për Top Channel, se duhet minimalisht të fitojnë tre deputetë shqiptarë dhe të ulen në parlamentin serb, për t’i përfaqësuar në luftën e tyre të të drejtave të mohuara.

Teksa foli për procesin zgjedhor që po shkon drejt fundit, ai tha se janë një sërë arsyesh që kanë ndikuar në pjesëmarrjen e ulët të votuesëve, por pret që rezultatet të mos jenë zhgënjyese. Ai theksoi se shqiptarët duhet te përfaqësohen në parlament për ngritjen e nivelit të të drejtave të shqiptarëve, eliminimin e diskriminimit dhe problemeve të shumta të cilët i kanë shoqëruar për vite me radhë.

“Siç jemi deklaruar, shqiptarët nuk marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale, asnjë nga kandidatët në Serbi për president nuk ka pasur asnjë interesim diçka në interes për pakicat, prandaj kemi refuzuar t’i përkrahim ato zgjedhje. Zgjedhjet parlamentare, shqiptarët marrin pjesë me dy lista, të cilat synojnë përfaqësimin në parlament, që të angazhohemi për ngritjen e nivelit të të drejtave të shqiptarëve, eliminimin e diskriminimit dhe problemeve të shumta. Mosintegrimi në institucionet e shtetit dhe pasivizimi, një problematikë së fundmi shumë e theksuar që po zvogëlon numrin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, gati ka kryer pastrim etnik”, tha ai.

Kamberi theksoi se çështja e mosnjohjes së diplomate të rinjve që studiojnë në universitetin e Kosovës dhe probleme të shumta, do të jenë në fokusin e deputetit të ardhshëm.

Ndarja në dy lista do ta zvogëlon mundësinë e përfaqësimit të shqiptarëve në Kuvend.

Për zgjedhësin e zakonshëm do ishte më e zakontë orientimi në një listë natyrisht, ne nuk arritëm të kishim një marrëveshje të përbashkët por ka disa elementë që po ndikojnë në numrin e ulet të zgjedhësve të shqiptarëve. E para, mund të jetë një element edhe pse listat duhet ta kenë mundësinë ligjorë të shfrytëzimit të bonusit dhe plus 35% të votave që mbledh që mund të eleminohen pasojat negative në këtë aspekt. Çështja tjetër është muaji Ramazanit, njerëzit kanë filluar me vonesë votimit, do të përfundojë më herët votimi, kjo është një mungesë dhe një element tjetër. Kemi një numër më të madh të serbëve të Kosovës që kanë ardhur dhe po shkaktojnë tulluvi edhe në qytet dhe votime dhe ky është element që njerëzit hezitojnë. Kjo masë mund të jetë e prirur për incident. Është edhe ky element që po ndikon një numër i vogël, por deri në fund të orarit shpresojmë të arrijmë synimet tona”.

Sa i përket pasivitetit të vendbanimeve për qytetarët shqiptarë, ai tha se asimilimi është proces administrativ.

“Asimilimi është proces administrativ. Problemi është se po trajtohet në mënyrë selektive vetëm ndaj shqiptarëve dhe komunave tona. Ka për qëllim uljen e numrit të shqiptarëve, ne Medjevë. Kjo ndikon edhe në mandatet në Kuvend që mund të marrin shqiptarët ku nga 8, kanë marrë 3. Kjo është temë që është ndaluar edhe në kushtetutën e Serbisë, prandaj duhet të jetë tema kryesore e mbarë politikës shqiptare. Duhet angazhim edhe nga Shqipëria, e cila është anëtare  e Këshillit të Sigurimit dhe mekanizmat e tjera”.

Ai u pyet po ashtu nëse ka  ndikuar pasivizmi i vendbanimeve edhe në pjesëmarrjen e shqiptarëve në këto zgjedhje.

” Sot më njoftuan disa njerëz që kanë dokumente valide dhe nuk janë në regjistrin e votimeve. Zyra jonë po bën verifikimin e qytetarëve a gjenden. Patëm disa raste që dolën që nuk janë, nëse kanë ndokumente valide dhe nuk gjenden ne regjistër, nuk do mund të votojnë prandaj ndikimi është i drejtpërdrejtë. Është temë e cila meriton trajtim më të madh dhe mund të zgjidhet vetëm nëse bashkëpunojmë me Shqipërinë dhe Kosovën dhe bashkisësinë ndërkombëtare që duhet t’i bëjë presion Serbisë për ta ndërprerë këtë praktikë që po shpopullon shqiptarët në Luginën e Preshevës.

” Krijimi i sistemit shumëpartiak në Serbi, shqiptarët kanë marrë pjesë vetëm njëherë në zgjedhjet presidenciale në vitet 90, kur kandidat ishte Sulejman Ulani  dhe ne e kemi përkrahur kandidaturën e tij. Në asnjë moment tjetër nuk kemi përkrahur kandidatët që vjen nga Serbia. Si listë parlamentare, ne partitë kemi thënë haptas që qytetarët të mos marrë fletëtvotim për president, pasi asnjë nga ta nuk ka një program të qartë që flet për të ardhmen e pakicave. Si i respektojnë të drejtat dhe standatet e BE-së dhe asnjëri prej tyre nuk ka shprehur interesimin për të kërkuar përkrahjen tonë. Prandaj kemi vendosur të mos i japim votën dikujt që s’do me u marr me neve”.

“Cila është arsyeja që Arfi dhe lista e tij e përkrahin, nuk kam informacione. Fakti që nuk e kemi një listë të përbashkët, këtu qëndron arsyeja. Kur kemi pasur takim me partitë e tjera, qasja ime nuk i ka pëlqyer dhe ata kanë kërkuar pragmatizëm, Ky është të bashkëpunosh me Vuçiq dhe ta votosh, Kreun e një partie që është autore e botës serbe, e atij koncepti politik që në dy vitet e fundit po e destabilizon Ballkanin. Nuk ka një concept të qartë dhe është qeveria e parë kjo që shkoi që iu ka drejtuar shqiptarëve. Nuk shoh një motiv serioz për ta votuar Vuçiç, përveç kalkulimeve që pas zgjedhjeve të ketë ndonjë marrëveshje. Nuk besoj që sot mund të ketë incidente mes shqiptarëve, për me është me rendësi që shqiptarët të bojkotojnë listën. Le të shohim ça do të sjellin zgjedhjet, me rëndësi për ne është të fitojmë mandatin e deputetit”.

Kamberi deklaroi se nuk do ulen me asnjë qeveri, me asnjë nga presidentët , pasi nuk kanë asnjë program të qartë se çfarë duhet dhe si do t’i trajtojnë kërkesat politikave të shqiptarëve”, theksoi ai, për topchannel.

Go to TOP