Zgjedhjet në Serbi dhe dialogu: Deshifrimi i ndikimit – me Miodrag Marinkovićin

Burimi: Alternativna

Në episodin e fundit të podcast-it të Alternativnës “Çelësi i Kosovës”, gazetarja Sanja Sovrlić dhe bashkëbiseduesi ynë Miodrag Marinković – drejtor ekzekutiv i OJQ-së Casa, në një diskutim të gjerë diskutojnë zgjedhjet e fundit të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor. Diskutimi prek aspekte të ndryshme kritike, duke hedhur dritë mbi sfidat me të cilat ballafaqohen serbët në Kosovë dhe dinamikën e ardhshme të dialogut Kosovë-Serbi.

Biseda në fillimin e saj adreson pengesat me të cilat u ballafaquan serbët në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare serbe, ku u detyruan të udhëtonin në Serbi për të votuar. Marinković nënvizoi ndikimin e qëndrimit të Prishtinës për këtë çështje dhe dinamikën komplekse që ndikon në peizazhin zgjedhor.

Marinković analizon më tej reagimin e Beogradit ndaj vendimit për të mos mbajtur zgjedhjet serbe në Kosovë, duke iu referuar posaçërisht deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić. Duke folur për kohën dhe mënyrën e këtyre deklaratave, ai i referohet qëndrimit pasiv në të cilin ndodhet Beogradi në kontekstin e çështjes së Kosovës dhe të drejtave të serbëve në Kosovë.

Biseda trajton gjithashtu qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me votimin e serbëve, e që bashkëbiseduesi ynë e interpreton si një përpjekje për të siguruar sovranitetin në mes të pasigurive ndërkombëtare.

Marinković ofron vështrime në sfidat që paraqet politika e Kurtit dhe implikimet e saj për serbët në Kosovë.
Biseda flet edhe për reagimet dhe vëzhgimet ndërkombëtare, duke vënë në pikëpyetje përshtatshmërinë e tyre në zgjidhjen e parregullsive zgjedhore në lidhje me zgjedhjet serbe të 17 dhjetorit. Analiza vazhdon te rezultatet e zgjedhjeve, duke zbërthyer fitoren e Partisë Progresive Serbe dhe implikimet e saj.

Marinković theksoi nevojën për të parë përtej statistikave për të kuptuar ndryshimin e ndjenjave dhe pakënaqësinë e mundshme të serbëve të Kosovës me politikat e Beogradit.

Biseda shqyrton edhe trajektoren e mundshme të dialogut Kosovë-Serbi. Marinkoviq ndan një pasqyrë të vazhdimësisë së pritshme të politikës së Qeverisë së Serbisë ndaj çështjes së Kosovës, përkatësisht, siç thotë ai, mungesës së një politike dhe rolit të presionit ndërkombëtar në formësimin e dialogut.

Marinkoviq po ashtu thekson nevojën për një politikë aktive në komunitetin serb të Kosovës, e cila do të trajtonte shqetësimet e qytetarëve.

Go to TOP