Zgjedhja e drejtorit të RTK-së, britanikët rikujtojnë që transmetuesi publik është esencial për demokracinë

Transmetuesi Publik është esencial për demokracinë, ka thënë të martën, Nicholas Abbott, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Këtë e ka thënë përmes një postimi në Facebook, teksa ka uruar Shkumbin Ahmetxhekaj për marrjen e detyrës në krye të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

 “Të kesh një transmetues publik të lirë dhe të pavarur është esenciale për demokracinë”, ka thënë ambasadori britanik.

E të hënën, drejtori i ri i RTK-së, ka premtuar reforma – duke shtuar se ka vite që po i kërkojnë ato. 

Go to TOP