Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut pranon dozën e tretë të vaksinës anti-COVID.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Artan Grubi ka marrë edhe dozën e tret të vaksinës antiCOVID-19.
Ai e ka vlerësuar këtë si mënyrën më të mirë për tu mbrojtur nga virusi.
“Për të rritur mbrojtjen pranova edhe dozën e tret të vaksinës e cila mbetet e vetmja mënyrë për ta mposhtur virusin COVID-19”, u shpreh ai.
Grubi u ka apeluar gjithë qytetarëve që të vaksinohen pa hezituar.
“Apeloj deri tek të gjithë qytetarët që të mos hezitojnë pa u vaksinuar”, tha ai.
Deri më tani në Maqedonin e Veriut janë dhënë 1.72 milionë doza të vaksinës.
