Zeqiri dhe Lorkowski diskutojnë për projekte të rëndësishme energjetike

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, Evetar Zeqiri, priti në takim Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowiski, i shoqëruar nga zëvendës Drejtori, Dirk Budchle dhe Olena Antonova, eksperte e Energjisë.

“Gjatë këtij takimi u diskutuan temat me rëndësi, si pako e ndryshimeve ligjore primare dhe sekondare në sektor të energjisë të cilat do të mundësojnë projekte të rëndësishme energjetike, operimi i sistemit të energjisë pas fillimit të operimit të Elektrosever, statusi i marrëveshjes së kyçjes me ENTSO-E dhe vazhdimi i pritur i saj, operimi tremujor i tregut të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe statusi i projektit të radhës të bashkimit të tregjeve ndërmjet Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Të dy palët u zotuan  për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë dhe nevojës për mbështetje nga Sekretariati i Energjisë në temat me interes për KOSTT si vazhdimi i Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E, anëtarësimi i KOSTT në njërin nga Regjionet e Kalkulimit të Kapaciteteve (CCR), arritja e së nevojshme operacionale të nevojshme ndërmjet KOSTT dhe EMS”, thuhet në njoftim.

Në fund, Kryeshefi falënderoi Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë për rolin konstruktiv e tij konstruktiv dhe mbështetjen e nevojshme që i jepet Kosovës drejtë aspiratave të saj për de-karbonizim të sektorit energjetik.

Go to TOP