Zemaj: Triumfues ndaj COVID-19, sot edhe u vaksinova

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe tani deputeti nga LDK, Armend Zemaj, ka treguar se është vaksinuar kundër COVID-19, dhe iu bëri thirrje të tjerëve që të bëjnë të njëjtën gjë, si dhe të respektohen udhëzimet e IKShPK-së deri në përfundim të pandemisë.

Ai tutje shton se deri tani triumfoi nga koronavirusi, duke mos u infektuar asnjëherë deri tani.

”Triumfues ndaj virusit Covid 19. Gjithë kohën me maskë, mbajtje higjiene e distancë të nevojshme. Sot i vaksinuar për mbrojtje të mëtutjeshme deri në fitoren e plotë kundër kësaj pandemie globale”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

”Ju lutem të gjithëve, ashtu siç kemi bërë thirrje për kujdes, tani duhet të vaksionoheni të gjithë pa përjashtim. Respektoni udhëzimet e IKSHKP dhe të profesionistëve shëndetësor!”.

”Po ashtu falenderim dhe mirënjohje të lartë për punën dhe përkushtimin e stafit të QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan”.

Go to TOP