Zemaj: Mashtrimi telefonik i Kurtit, dështim i protokollit shtetëror

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar ashpër pas publikimit të mashtrimit telefonik ndaj kryeministrit Albin Kurti nga dy blogerë rusë.

Zemaj e cilëson këtë rast si një dështim të protokollit shtetëror dhe një shembull të keqmenaxhimit të qeverisë. Ai ngre pyetje mbi sigurinë e komunikimeve të kreut të ekzekutivit dhe mungesën e filtrave për verifikimin e kontakteve të nivelit të lartë.

“Pse një telefonatë e tillë nuk është konfirmuar paraprakisht përmes kanaleve zyrtare? Pse komunikimi nuk ka kaluar përmes Ministrisë së Jashtme dhe ambasadave për të shmangur mashtrimin?” ka shkruar Zemaj duke akuzuar qeverinë për mungesë serioziteti dhe papërgjegjësi institucionale.

Sipas tij, ky rast tregon një keqfunksionim të kabinetit qeveritar dhe MPJ-së, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si Kurti menaxhon shtetin.

“Përkundër talljes, përgjegjësi duhet të ketë!”, përfundon ai. /Kosova.info/

Go to TOP