Zeka: Bosët e Radoiçiqit dhe Veselinoviqit gjenden në Prishtinë, janë politikanë

Gazetari Milaim Zeka ka thënë të sanksionuarit nga Thesari Amerikan, Milan Radoiçiq dhe Zvnoko Veselinoviq, bosët i kanë në Prishtinë.

Zeka tha se shefi i tyre është në Beograd, duke aluduar në presidentin serb Aleksandër Vuçiq, por bosët e tyre që kanë bërë kontrabandë bashkë, janë në Prishtinë.

“Bosët kryesorë të Radoiçiqit dhe Veselinoviqit kanë qenë në Prishtinë”, është shprehur Zeka.

Tutje, Zeka tha se bosët e Veselinoviqit dhe Radoiciqit janë politikanë.

“Shefi i tij është në Beograd, por bosët që kanë bërë kontrabandë me barna, naftë, bitcoin… dhe me cdo biznes që kanë bërë grupet kriminale në veri, bosët i kanë pasur deputetë, politikanë”, ka thënë Zeka.

Ndërsa për listën e zezë nga departamenti Amerikan, Zeka thotë se do të ketë shqiptarë dhe kompani shqiptare.

“Jam i bindur se do të kemi lista të zeza nga departamenti Amerikan dhe në ato lista do të ketë politikanë shqiptarë dhe kompani shqiptare”, shtoi Zeka.

Go to TOP