Zbulohet superskandali i qeverisjes Kurti

Zbulohet superskandali i qeverisjes Kurti, nga premtimi për ta bllokuar Vuk Hamoviçin – e licencuan

Shkruan: Idriz MORINA

Zhurma e Kurtit dhe VV-së ndaj Listës serbe, ishte për ta fshehur filoserbizmin: EFTj-ja e Vuk Hamoviçit u licencua në qeverisjen Kurti

Ngadalë, por vrullshëm po vetëshembet patriotizmi retorik i Kurtit dhe VV-së. Deri dje thoshin se kush nuk është kundër Listës serbe është me Serbinë, kush bën koalicion me Listën serbe është me Serbi, … ndërsa sa ishte në qeverisje me Listën serbe, negocionte plane dhe ligje, e dëshmuar edhe me argumentin e incizimit – bisedës së Mimoza Kusari-Lilës në emër të Grupit të VV-së, e cila me nënshtrim e quante “brate” – vëlla, kryeterroristin e shkuar dhe të ardhshëm të paramilitarëve serbë në Kosovë, levës së Serbisë!

Deri dje e fshihnin se ishte licencuar në Kosovë EFT-ja, kompania e Vuk Hamoviçit, djalit të shefit të dikurshëm të shtatmadhorisë së ushtrisë serbe, dhe e të birit të Aleksandër Rankoviçit, për të cilën Kurti thoshte se duhet ndaluar, madje bërtiste: Kush nuk e ndalon veprimtarinë e tyre -tregtinë me to, në Kosovë e Shqipëri, nuk është shqiptar”, sapo erdhi në krye të qeverisë Kurti 2, kur nuk e kishte LDK-në në koalicion, qenka licencuar EFT-ja.

Përveç se u licencua ajo u shpërblye me mbi 800 milionë euro gjatë qeverisjes së Kurtit!

Pra, bazuar në mendimin e mëhershëm politik të Kurti, pyetja që duhet shtruar shqiptarët është: A është shqiptarë Albin Kurti, që jo vetëm nuk e ndaloi bashkëpunimin me EFT-në, por nga disa dhjetëra miliona në vit që fitonte nga buxheti i Kosovës, fitimi mesatar vjetor i saj shkoi mbi 200 milionë euro!

Pra, a është shqiptar Albin Kurti apo thjeshtë nuk është normal?I

Vetëm pak ditë më parë në një intervistë kishte bërë edhe një gënjeshtër tjetër: se Kosova nuk blen energji nga EFT-ja dhe se Hamoviç “nuk fiton fare në Kosovë”, dhe se nuk kishte dijeni për kompaninë “NOA Energy Trade”.

“EFT-ja nuk fiton fare në Kosovë. Vuk Hamoviçi nuk fiton në Kosovë. Nëse këtu ka diçka minore që është bërë me një kompani nga Shqipëria, le të kërkohet atje përgjigja”, kishte thënë Kurti.

Por, të gjitha këto ia demantoi edhe ish-zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Berat Lahu, që sipas tij Lëvizja Vetëvendosje ka vepruar ashtu që e ka nënshtruar sektorin e energjisë dhe ka zgjedhur njerëz të besueshëm, në kryesimin e bordit të ZRRE-së, dhe kështu besohet se e ndërtoi apo e përforcoi rrugën e “mafisë energjetike”.

https://www.facebook.com/reel/1515565322839905


Go to TOP