Zbulohet murali për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, Rama përgëzon Jahjagën

Në zemër të Prishtinës sot u vendos murali “Çast”, i cili u dedikohet të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama tha se ky mural është një akt kujtese dhe respekti për të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

“Ky mural është në nderim të çdo gruaje dhe burri që mbijetoi këtë krim të tmerrshëm lufte. E përgëzoj Presidenten Jahjaga për këtë iniciativë, kuratoren Eliza Hoxha, Q’art per realizimin. Jemi shumë i lumtur që ne, si kryeqytet, kemi pasur mundësinë që, sado pak, ta mbështesim dhe t’i japim hapësirë kësaj pjese të historisë sonë të përbashkët”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, Rama tha se ky mural do të mbetet këtu, që secili që kalon pranë tij të kujtojë sakrificën e këtij populli.

Go to TOP