Neymar rikthehet në stërvitje, por ende në dyshim për ndeshje
Kombëtarja e Brazilit ka marrë një lajm inkurajues gjatë Kupës së Botës 2026, pasi Neymar ka rinisur stërvitjet pas lwndimit që e la jashtë ndeshjes hapëse të turneut.
Ylli brazilian mungoi në barazimin 1-1 ndaj Marokut për shkak të një problemi në pulpë, të pësuar në fund të sezonit me Santosin. Megjithatë, 33-vjeçari tashmë është rikthyer në qendrën stërvitore të Seleçaos, duke vazhduar procesin e rikuperimit.
Aktualisht, Neymar po kryen vetëm ushtrime individuale atletike dhe nuk është përfshirë ende në seancat me top apo në kontakt të plotë me bashkëlojtarët. Stafi mjekësor i Brazilit po tregohet i kujdesshëm për të shmangur çdo rrezik që mund të vonojë rikthimin e tij të plotë.
Për pasojë, aktivizimi i tij në ndeshjen e dytë të grupit kundër Haitit, e planifikuar për 20 qershor, konsiderohet shumë i pamundur. Sipas mediave braziliane, trajnerët preferojnë t’i japin më shumë kohë sulmuesit për të rifituar formën optimale fizike.
Objektivi kryesor i federatës dhe stafit teknik është që Neymar të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e tretë të fazës së grupeve kundër Skocisë, e cila do të zhvillohet më 25 qershor.
Ndërkohë, jashtë fushës, Neymar po përjeton një moment të veçantë në jetën personale, pasi së fundmi është bërë baba për herë të pestë.
Rikthimi i numrit 10 mbetet një prioritet për Brazilin, i cili shpreson ta ketë liderin e tij në dispozicion në fazat vendimtare të turneut.
