Yjet e famshëm i thanë ‘PO’ njëri -tjetrit

Yjet e “Summer House” Kyle Cooke dhe Amanda Batula u martuan të shtunën në shtëpinë e familjes së saj në New Jersey, konfirmon ekskluzivisht Page Six.

“Ishte një ceremoni emocionale dhe e bukur,” tha një burim.

Mysafirët e të porsamartuarve përfshinin shokët e tyre të kastit Carl Radke, Lindsay Hubbard, Danielle Olivera, Paige DeSorbo, Luke Gulbranson dhe Ciara Miller.

Ish ylli i “Summer House” aktori Everett Weston dhe anëtarët e kastit të “Southern Charm” Craig Conover dhe Austen Kroll gjithashtu ishin pjesmarrës në ceremoninë e martesës.

Dasma e tyre ose do të përfshihet në sezonin e gjashtë të ardhshëm të reality show ose në një shfaqje speciale.

Cooke i bëri Batulës propozimin për martesë në TV, në shtator të vitit 2018, e cila u filmua për finalen e sezonit 3 të “Summer House”.

Dyshja të cilët filluan të takoheshin në fund të sezonit inaugurues, fillimisht kishin vendosur të martoheshin në shtator të vitit 2020. Megjithatë, pandemia COVID-19 i detyroi ata të shtyjnë ditën e tyre të madhe tri herë.

Go to TOP