Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku shfaqen të dashuruar nga Koloseumi

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të komentuara në showbizz-in vendor, dhe paraqitjet e tyre në publik janë të shpeshta.

Çifti i njohur së fundi kanë udhëtuar së bashku për në Itali, nga ku edhe kanë sjellë imazhe të ndryshme përmes rrjeteve sociale.

Xhensila ka ndarë fotografi gjatë vizitës në Koloseumin e Romës, ku në njërën nga to shihet përkrah bashkëshortit të saj, Besit.

Këngëtarja dhe aktori i humorit kanë zgjedhur Romë për t’u larguar pak ditë nga rutina dhe angazhimet në Tiranë.

Ata dukeshin të lumtur dhe të dashuruar së bashku, teksa vëmendjen mori Xhensila me stilin e bukur të veshjes.

Kujtojmë që dyshja janë mjaft të angazhuar në karrierat përkatëse, ndërsa edhe janë prindër të një vajze, Ajka.

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Go to TOP