Xheni Brahaj plas ‘bombën’, zbulon arsyen e vërtetë të largimit nga ‘Përputhen’

Xheni Brahaj ka dhënë së fundmi një intervistë për “Zoom.al” ku mes të tjerash ka folur për eksperiencën e saj në “Përputhen”. Xheni ishte konkurrentja e parë për sezonin e ri, por tashmë është larguar. Gjatë intervistës ajo e ka konsideruar gabim pjesëmarrjen në programin e dashurisë, teksa ka shtuar se konkurrentët aty nuk ishin niveli i saj.

“Një hyrje që bëri dhe shumë bujë do thoja, sepse ishte hera e parë që një person publik merrte pjesë në një format si ai. Në fakt kam rezervat e mia, që nuk dua t’i flas, por pjesëmarrjen aty e quaj një gabim. Nuk para gaboj me zgjedhjet që bëj, por jo gjithmonë marrim atë që duam dhe që meritojmë në jetë… ndonjëherë rrethanat e jetës tregohen të padrejta. U largova, sepse nuk e ndjeja veten të denjë për t’u përballur dhe debatuar me njerëz që nuk janë niveli im dhe nëse do qëndroja vetëm do humbja dhe s’do fitoja asgjë. Aq më tepër që po tentohej të përdorej emri im për audiencë. S’jam njeri debatesh dhe zënkash, u kam qëndruar përherë larg dhe do ju qëndroj sa të kem mundësi. I jam mirënjohëse publikut që 99.9 % më ka mbështetur dhe ndjesë që do tregohem pak modeste, po kam qenë e preferuara e tyre që ditën e parë dhe s’besoj që ka fitore më të madhe për mua!”, është shprehur Xheni.
“Asokohe u tha nga produksioni se u largove nga reality show për shkak të një telefonate që more, duke e lënë kështu publikun në paqartësi totale. Si është e vërteta e gjithë kësaj?”, është pyetur më tej ish-konkurrentja.

Ajo ka zbuluar se një ish-konkurrent i një viti më parë në “Përputhen” e kishte paralajmëruar për një skenar që do t’i bëhej.

“Më telefonon një mik, ish-konkurrent i një viti më parë në “Për’puthen”, për një skenar të mundshëm, që mendohej të më bëhej, ku dikush do të më refuzonte mua (dikush nga konkurrentët). Me pak fjalë po luheshin skena pas shpinës sime, skena për të cilat unë nuk isha aspak në dijeni. Pikërisht aty vendosa të largohesha”, ka thënë Xheni për “Zoom.al”.

Go to TOP