Xhelozia e tre pasagjerëve shkaktoi rrëmujë, mbi 60 persona të përfshirë në rrahjen që u zgjerua në pesë katet e anijes në New York

Një rrahje masive që shpërtheu mes 60 personave brenda një anije gjigante, u shkaktua si pasojë e xhelozisë mes tre pasagjerëve.

Një agjent turistik që ishte dëshmitar i kësaj rrahje masive, tha për Fox News se rrahja filloi si pasojë e xhelozisë së tre pasagjerëve, që akuzoheshin mes vete për tradhti dhe më pas eskaloi në konflikt të përmasave të gjera.

Edhe pse konflikti fillimisht shpërtheu mes dy personave që u grindën në një klub nate brenda anijes “Magic Carneval”, situata shpejtë doli nga kontrolli dhe çdo herë e më shumë përfshiheshin njerëz.

Rrahja ndodhi derisa anija po lundronte nëpër Ishujt Karraibe, kurse vazhdoi derisa arritën në portin e New Yorkut.

Theresa James agjente në një agjenci turistike, tha se rrahja filloi në ora 2 pas mesnate, e ka zgjatur për një orë të tërë duke u zgjeruar në pesë kate të anijes.

Janë thyer shishe, një grua ka pësuar prerje nëpër trup, e lëndime shumë serioze nuk ka pasur. 

Go to TOP