Xhaka pas humbjes nga Aston Villa: Duhet të vazhdojmë përpara
Mesfushori shqiptar i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka folur pas humbjes se skuadrës së tij ndaj Aston Villës.
Sunderland u mund nga Aston Villa, me rezultat 4-3, fundjavën që lamë pas në kuadër të xhiros së 33-të në Premier League.
Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka reaguar publikisht duke vlerësuar angazhimin e skuadrës, pavarësisht rezultatit negativ.
“Ka ndeshje që të japin shumë dhe të tjera që të zhgënjejnë. Dhemb ky rezultat, por jam krenar për reagimin dhe shpirtin luftarak të ekipit. Duhet të vazhdojmë përpara”, ka deklaruar Xhaka.
Pas kësaj humbjeje, Sunderland mbetet në vendin e 11-të në tabelë me 46 pikë, ndërsa do të kërkojë rikthimin te fitoret në ndeshjet e ardhshme.
