Xabi Alonso paralajmëron lojtarët: Kush nuk vrapon…

Xabi Alonso është i vetëdijshëm se ka vetëm një rrugë që idetë e tij të funksionojnë edhe në Madrid.

Sipas shtypit spanjoll trajneri ka grumbulluar lojtarët pas mbërritjes në SHBA, ku do të debutojnë në Botërorin e Klubeve të mërkurën në orën 21:00, dhe u ka thënë se nëse aspirojnë të marrin një vend titullari si fillim duhet që të plotësojnë dy kushte.

“Ata që nuk vrapojnë dhe nuk sakrifikojnë në fushë, nuk do të luajnë”, mësohet të ketë thënë tekniku spanjoll gjatë fjalimit që ka mbajtur përpara lojtarëve. Të mërkurën Reali nis aventurën në Botërorin e Klubeve ku do të ndeshet me Al Hilal në “Hard Rock Stadium” të Majemit.


Go to TOP