Washington Post: Ukraina lëshon raketa rreme
Ukraina po lëshon raketa të rreme për të mashtruar mbrojtjen ruse, raporton Washington Post dhe transmeton Kosova.info.
Ushtarët lëshuan raketa të rreme në mënyrë që anijet ruse të gjuanin pa nevojë raketat e tyre të shtrenjta me rreze të gjatë.
Të paktën 10 raketa ruse u qëlluan në raketa që dyshohet se ishin prej druri, tha një burim për gazetën.
Në përpjekje për të mashtruar ushtarët rusë u vendosën edhe ushtarë (dordoleca) false, si dhe tanke prej druri.
