Lajçi rrëqeth me vargjet për të bijën e ndjerë: Erdhi vjeshta e nuk m’erdhe te varri!?

Aktori Çun Lajçi me disa vargje prekës ka përkujtuar vajzën e tij, aktoren Bubulina Lajçi.

Ai në postimin e tij në Facebook tregoi si iu përftyrua vajza e tij, Bublina n’kodrat e Dragodanit dhe e ‘qortoi’ pse nuk e vizitoi te varret.
“Të varret e hueja ke shkua e s’ke ardhë të varri i çikës tande!

Pse m’harrove kësaj vere?

Erdhi vjeshta e nuk m’erdhe të varri!?

Tetori i skuqi gjethet e dardhës që rrin afër gurit tim. Kan ra n’tokë dardhat e shapueme e s’erdhe me i mbledhë, me mi vu mbi kokë!

Edhe gjethet janë zverdhua”, shkroi n vargjet e tij Lajçi.

Postimi i plotë

Mora tëposhtëzës për n’qytet. N’kodra mbetën varret

Nji varg tjetër po ngjitej me nji të vdekun tjetër! Mua m’erdhi ndërmend nji varg t’cilin e pata shkrua kur me vdiq vajza:

__nëse s’e shihni rrugëve t’qytetit, shkoni të varrezat se korbat do ti gjeni mbi dheun e saj!

Tek tani qava edhe për Ademin. Qava se Bubulina m’doli përpara, këtu n’kodrat e Dragodanit!

__Të varret e hueja ke shkua e s’ke ardhë të varri i çikës tande!

Pse m’harrove kësaj vere?

Erdhi vjeshta e nuk m’erdhe të varri!?

Tetori i skuqi gjethet e dardhës që rrin afër gurit tim. Kan ra n’tokë dardhat e shapueme e s’erdhe me i mbledhë, me mi vu mbi kokë!

Edhe gjethet janë zverdhua.

Katundi asht zhveshë prej gjelbërimit e prej njerëzve.

T’shurdhueme mbetën shtëpiat! T’shkreta varret!

M’kan mashtrua librat moj e mirë! Librat m’kan mbetë rrugëve tue thirrë emnin tim! Asht dashtë me mbajtë shpirtin e tet et e t’vëllaut. Edhe t’nji nane moj e mirë! Kam ecë trotuarve tue folë me shpirtin tand, por s’kam mujt mu ngjitë n’katundin e vajit tim! Se vaj m’shkoi vera e me vaj po me nxen dimni!

Me kend po flet o artist? Ju edhe rrugëve flisni sikur t’ishit n’skenë!

Juve kurrë s’iu mungojnë fjalët. As njerëzit s’iu mungojnë. I gjeni edhe rrugëve edhe andrrave!

Sa mirë me qenë artist e me folë me vetvetën, m’tha nji kalimtar rasti!

Nuk e shikova. S’dita ishte i ri apo i vjetër. Vajzë apo djal! Por s’iu përgjigja! S’deshta me ia prishë imazhin e bukur për artistin! S’e dinë me sa shumë dhimbje ndërtohet arti! S’e dinë se shpirti i artistit shkrihet për nji grimcë shkëlqim! E shkëlqimi zgjatë sa nji vetëtimë!

Pse me pikëllua thashë me vujtjet e mia? S’e shikova e s’iu përgjigja.

Ndoshta mendoi se jam mendje madh. Ndoshta mendoi se jam egoist! Ndoshta edhe m’shau. Ku ta di unë, por ai m’foli e unë heshta!

02.10.2022

Go to TOP