Haxhiu dëgjon rrëfimin e prindit të një 14 vjeçare, tregon se çfarë ndodhi me vajzën e tij një vit më parë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se sot është vizituar nga një prind i një vajze 14 vjeçare.
Ajo theksoi se me këtë rast prindi ka njoftuar që në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14 vjeçare.

Haxhiu theksoi se ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg.

Duhet përkujtuar që gjatë muajve të fundit ka patur raportime të shumta të rasteve të tentim-dhunimeve, dhunimeve e përdhunimeve në vendin tonë.

Tragjike ishte rasti i fundit ku një 11 vjeçare u dhunua nga pesë persona të dyshimtë në Prishtinë. Duke mos përfunduar me kaq më pas u zbulua se e njëjta ishte dhunuar edhe disa muaj më parë nga gjashtë persona të tjerë.

Postimi i Haxhiut:

Sot, prindi i një vajze 14 vjeçare, erdhi në Ministrinë e Drejtësisë, na njoftoi që në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14 vjeçare. Ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg. Personi i dyshuar është i lirë!

*Postimi më lartë është bërë me lejen e prindit.

Go to TOP