Kosova.info

Vushtrri: Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje

Në orët e pasdites së datës 29 nëntor 2022, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor Vushtrri, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje’, rast ky i raportuar gjatë ditës se djeshme në Vushtrri.

Mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, është arrestuar i dyshuari: A. K .,38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që dje me datën 29 nëntor 2022, në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë, në një punishte ka kryer veprën penale vjedhje, ku i dyshuari kishte vjedhur një motor- sharrë.
Në cilësi të provës materiale te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar motor-sharra, e cila pas procedurave të nevojshme hetimore do t’ i kthehet pronarit.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

escort mersin - izmir escort