Vuçiqi prorus mban fjalim në OKB pas Zelenskiyt

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të mbajë fjalim i nënti në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Por ironikisht para tij ( i teti në radhë ) do të mbajë fjalim presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili fjalimin do ta mbajë virtualisht.

Përkundër asaj se Serbia nuk i ka vendosur sanksione Federatës Ruse, duke i rezistuar kërkesës së perëndimit.

Për fjalimin e Vuçiqit në New York ka njoftuar Tanjug, të mërkurën.

E më parë, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, kishte thënë se “Serbia duhet të vendosë ku do të pozicionohet, pasi nuk mund të ulet në disa karriga”.

Go to TOP