Vuçiq takohet me ambasadorin Hill, flasin rreth propozimeve të BE-së për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar mëngjesin e sotëm ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe për mundësitë dhe propozimet e Bashkimit Evropian për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.
Vuçiq me anë të një postimi në Instagram tha se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por edhe se është e qartë në mbrojtjen e popullit të saj dhe interesave kombëtare.

“Një bisedë e hapur dhe konkrete me ambasadorin amerikan Christopher Hill për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe për mundësitë dhe propozimet e BE-së për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën. E theksova rëndësinë e përfshirjes së SHBA-së në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të shkaktuar nga lëvizjet pothuajse të përditshme të njëanshme dhe të paligjshme të institucioneve të përkohshme të Prishtinës dhe ritheksova domosdoshmërinë e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe”, ka shkruar Vuçiq.

Go to TOP