Mjeku kosovar, Elmi Olluri përmes një shkrimi ka treguar pse ka kaq pak të moshuar në Kosovë.
Olluri ka thënë se pirja e duhanit në vende të mbyllura është një ndër shkaqet kryesore, kjo pasi sipas mjekut personat që janë këto ambiente marrin më shumë tym se sa ata që e pijnë.
Komenti i plotë:
PSE NË KOSOVË KA PËRQINDJE TË ULËT TË TË MOSHUARVE MBI 70 VITE?
I kotë është financimi në shëndetësi , në një vend ku nuk ka preventivë!
Shkakëtari kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare,( e dihet që sëmundjet kardiovaskulare shkakëtojnë 85% të vdekjeve )lejohet i papenguar të konsumohet në vendet e mbyllura publike .
Më shumë marrin duhan ata që qëndrojn në ambiente ku pihet duhani , se sa përsoni që ka cigaren në gojë.
Në Kosovë ka pak e më pak “Pleq”
Ka komunitete që pleqët numrohen në gishtërijn?
Mosha mesatare në Kosovë tani është,sa ishte në “Mesjetë” në Gjermani!
Shteti duhet të mirret me preventivë e jo me pasojat!