Vuçiq: Shpresoj në marrëveshje, nëse Kosova nuk shpik diçka sërish

Kosova dhe Serbia sot do ta kenë takimin e radhës në Bruksel. Me ndërmjetësimin e BE-së, pala kosovare e kryesuar nga Besnik Bislimi do të negociojë më palën serbe, në krye të së cilës është Petar Petkoviq, edhe për çështjen e energjisë.

Për këtë takim në Beograd ka folur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se sot shpreson të ketë marrëveshje, por në rast se nuk ka, ai edhe paraprakisht ia hedh fajin palës kosovare.

“Shpresoj se mund të arrijmë një marrëveshje, sepse kjo do të ishte marrëveshja e parë për disa gjëra themelore, të cilat do të ishin të rëndësishme”, tha Vuçiq.

 I pyetur nga gazetarët se çfarë pret nga dialogu i sotëm në Bruksel, Vuçiq është përgjigjur se pret që të jetë në rregull, përveç nëse, thotë ai, pala tjetër “shpik diçka sërish”, shkruan Tanjug.

Por, në prag të takimit, Vuçiqi tha se është i interesuar edhe se çfarë do të ndodhë të enjten, më 23 qershor në Bruksel ku do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, e për të cilin Vuçiq tha se “do të mund të konkludojë se cila do të jetë arkitektura e Europës”.

Go to TOP