Vuçiq: Pres themelimin e Asociacionit me kompentenca ekzekutive

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk ka lojë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se është e nevojshme të formohet Asociacioni me kompetenca ekzekutive.

Vuçiq ka postuar një video nga konferenca për media në Instagram “buducnosrsrbijeav” në të cilën ka përsëritur se Serbia do të qëndrojë në qëndrimet e saj, si dhe se nuk do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Për të shmangur ndonjë dilemë, përsërita se cili është qëndrimi i Serbisë dhe se do ta përmbushë atë, por që Serbia nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Sot bëhen 10 vite nga marrëveshja e Brukselit dhe ende nuk ësht themeluar Asociacioni. Serbia e ka mbajtur gjithmone fjalen edhe pas marrëveshjes se Brukselit dhe nuk ka asnje lojë për këtë. Duhet ta përmbushni dhe vetem kur ta përmbushni ne do ta përmbushim pjesen tonë të marrëveshjes.Sepse është një detyrim që ekziston qënga 19 prilli i vitit 2013. Sepse ne në Serbi presim që ju të përmbushni detyrimet tuaja dhe pastaj do të jemi të lumtur të nisemi në punë për të treguar se sa partnerë të besueshëm jemi dhe sa shumë duam të bëjmë atë që kemi premtuar”, tha Vuçiq.

Go to TOP