Vuçiq përfundon seancën urgjente të thirrur për Kosovën, deklarohet për publikun

Qeveria e Serbisë ka mbajtur seancën e cila u thirr për Kosovën. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka dorëzuar raportin për bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Duke mos dhënë shumë detaje nga ky takim, Vuçiq në publik u shfaq si paqedashës.

“Faleminderit për ftesën dhe që më dhatë mundësinë t’ju informoj për situatën në të cilën ndodhet Serbia. Ne nuk heqim dorë nga politika e përgjegjshme e paqes dhe stabilitetit”, tha Vuçiq pas seancës, një profilin e tij në Instagram.

Për Kosovën, Vuçiq u takua edhe me ambasadorin rus dhe ambasadoren kineze në Beograd.

“E informova ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës për situatën në Kosovë dhe pozicionin e vendit tonë. Përkundër të gjitha sfidave, Serbia vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme paqeje dhe stabiliteti, mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe plotësisht në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”, ka shkruar Vuçiq pas takimit me ambasadoren kineze Chen Bo.

Ai gjatë ditës do të ketë takim edhe me Patriarkun Porfiri dhe me Sinodin e Kishës Ortodokse Serbe.

Në takim është i pranishëm edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Go to TOP