Vuçiq për akuza se ishte i dehur gjatë prononcimit të tij, “Kurrë në jetën time…”
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u kritikua në Serbi për postimin e një videoje në Instagram derisa ishte nën ndikimin e alkoolit. Tani ai iu “përgjigj” këtyre kritikave.
“Kurrë në jetën time… madje asnjëherë në jetën time nuk kam ndezur ndonjë cigare apo kam pirë kafe e as nuk kam përdorur substanca dehëse”.
“Kur i thua agjentëve të huaj, sikur atyre të cilëve iu kam drejtuar në atë moment se po gënjejnë dhe që flasin të pavërteta, gjithmonë do t’ju thuan se je i dehur dhe se je nën ndikimin e substancave dehëse”.
Mirëpo, ai ka pretenduar se sulme të tilla ndaj tij “nuk kanë fund dhe as që do të kenë ndonjëherë”.
