Vuçiq në takim me Von der Leyen, në fokus rruga e Serbisë drejt BE-së

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot në Bruksel presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën ka diskutuar për progresin e Serbisë në rrugën drejt BE-së.

Këtë takim, kreu i shtetit serb e zhvilloi në kuadër të pjesëmarrjes në samitin e parë global për energjinë bërthamore.

“Një bisedë e rëndësishme me Ursula von der Leyen dhe një falënderim i madh për mbështetjen e Serbisë. Ne biseduam për të gjitha çështjet strategjike, për të ardhmen e Serbisë dhe përparimin e saj në rrugën evropiane”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Samiti i Energjisë Bërthamore që po mbahet në Bruksel organizohet nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) dhe Mbretëria e Belgjikës.

Go to TOP