Vuçiq me O’Brien: Nuk u pajtuam për shumicën e çështjeve që kanë të bëjnë me Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Euro-Aziatike, James O’Brien, në margjinat e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Kotorr të Malit të Zi.

“Takimin me Jim O’Brien e shfrytëzova për të shkëmbyer mendime për situatën aktuale rajonale dhe gjeopolitike, progresin në procesin e afrimit të Ballkanit Perëndimor dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe BE-së”

“Falënderova SHBA-në për mbështetjen e reformave dhe rrugës evropiane të të gjithë rajonit, e cila, para së gjithash, do të reflektohet në mundësi të reja dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë, shkroi Vuçiq në Instagram.

Ai bëri me dije se me zyrtarin e lartë amerikan kanë folur edhe për Kosovën, e që siç tha nuk u pajtuan për shumicën e çështjeve.

“Edhe pse nuk u pajtuam për shumicën e çështjeve që kanë të bëjnë me Kosovën Serbia e vlerëson përfshirjen e SHBA-së kur bëhet fjalë për insistimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog dhe para së gjithash formimin e Asociacionit”, tha Vuçiq.

Go to TOP