Vuçiq kërkon zgjidhje kompromisi, por nuk tregon se çfarë do

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se për Kosovën nevojitet një zgjidhje kompromisi dhe se nuk mund të ketë zgjidhje të njëanshme sipas së cilës shqiptarët fitojnë gjithçka dhe serbët humbasin gjithçka.

Në një intervistë për gazetën zvicerane Veltvohe, Vuçiq tha se çështja e “Kosovës dhe Metohisë” kërkon një kompromis dhe se në procesin e negociatave një zgjidhje e tillë është arritur, por se nuk është arritur sepse Prishtina nuk i përmbush obligimet e saj.

Vuçiq tha se tani nuk ka as bisedime, edhe pse Beogradi është gjithmonë i gatshëm për dialog.

Go to TOP