Vuçiq: Kemi siguruar një ilaç kundër COVID-it nga Amerika e që pak vende në Evropë e kanë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se një ilaç i ri kundër koronavirusit ka mbërritur në Serbi.

Në një video të publikuar në Instagram, Vuçiq prezantoi ilaçin si të rrallë, ndërsa tha se e ka blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Vuçiqit, përveç Serbisë, këtë ilaç në Evropë e ka blerë vetëm Danimarka, Lituania dhe Sllovenia.

“Një ilaç i ri kundër koronavirusit ka mbërritur në Serbi! Është blerë në ShBA, kurse në Evropë bashkë me ne e kanë blerë vetëm Danimarka, Lituania dhe Sllovenia. Jetët dhe shëndeti i njerëzve janë të paçmueshme”, shkroi Vuçiq në Instagram.

Go to TOP