Vuçiq: Kam mësuar shumë nga Angela Merkeli

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se ka mësuar shumë nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe se është krenar për vizitën e saj në Serbi, pasi ajo, si një udhëheqëse e madhe dhe Gjermania si një fuqi e madhe, tregoi respekt të madh për Serbinë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për të komentuar vizitën e Angela Merkelit, Vuçiq tha se ai kishte emocione të veçanta për atë çështje, si dhe se Merkel inicio Procesin e Berlinit, që ishte një qasje e ndryshme dhe më pragmatike në rajon, raporton Tanjug.

Go to TOP