Një ditë para takimit me Kurtin, Vuçiq i flet eurokomisioneres Johansson për dialogun

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi që pati me Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson ka folur për dialogun me Kosovën.

“Një bisedë e mirë me komisioneren e BE-së Ilva Johansson për bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, çështjet e migrimit të paligjshëm, harmonizimin e regjimit të vizave, vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe çështje të tjera të rëndësishme”.

“Serbia është plotësisht e përkushtuar për dialogun me Prishtinën, por se para së gjithash është e nevojshme të sigurohet siguria e popullatës serbe dhe të zbatohen të gjitha obligimet nga marrëveshjet e arritura deri më tani pa vonesa të mëtejshme”, shkroi ai në Instagram ku edhe dha detaje për takimin.

Vuçiq ka theksuar se Serbia është e përkushtuar për bashkëpunim në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë me BE-në “në masën që nuk do të rrezikojmë interesat tona jetike kombëtare, politike dhe ekonomike”, shkroi ai në Instagram.

Komentet e tij erdhën një ditë para takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në kuadër të dialogut mes dyja vendeve.

Takimi i fundit Kurti-Vuçiq ishte zhvilluar në shtatorin e vitit të kaluar.

Go to TOP