Kombëtarja kthehet nga Evropiani, Sylvinho: Ne jemi në rrugën e duhur

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është kthyer në Tiranë pas aventurës në Evropianin “Gjermani 2024”.

Kuqezinjtë edhe pse në grupin e ferrit, ku përballë kishte kampionët e Evropës në fuqi, Italinë, Spanjën dhe Kroacinë e vendit të tretë në botë patën një paraqitje dinjitoze dhe e mbyllën grupin B me një pikë.

Trajneri Sylvinho, nga aeroporti për mediat tha se eksperienca ishte fantastike. Ai shtoi se është tashmë pjesë e vendit tonë, ndërsa nënvizoi se e ardhmja kombëtares do të jetë më e mirë.

“Dua të falënderoj të gjithë. Mbështetja ka qenë e madhe. Kemi luajtur me skuadra të forta. Unë jam krenar me secilin lojtar. E ardhmja do të jetë e mirë, lojtarët e rinj do ju përfaqësojnë si duhet. Ne jemi në rrugën e duhur. Faleminderit edhe lojtarëve” tha ai.

“Ishte një eksperiencë e mirë për të gjithë, ishte e vështirë për ne, por jemi krenarë për të gjithë futbollistët, federatën. Shumë njerëz që na mbështetën, ishte eksperiencë e pabesueshme. Unë jam pjesë e juaja. Kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë në Gjermani”, u shpreh Sylvinho.

Go to TOP