Vrasjet dukuri e përditshme në Kosovë

Shkruan: Naza KRASNIQI

Krimi, vrasjet dhe dhuna në forma më të rënda të kriminalitetit si fenomen shoqëror dhe individual ka qenë përherë objekt interesimi, që nga paraqitja e shoqërisë njerëzore.

Faktorët dhe arsyet se çka i shtynë individët që të bëjnë vrasje e krime të ndryshme janë prej me të ndryshmet, duke filluar nga lëvizjet e mëdha që ndodhin sot, urbanizimi, rritja dhe zgjerimi i komunikacionit, zhvillimi i teknologjisë, mjetet e komunikimit publike etj.

Po të shikosh statistikat tregojnë se veçorit e krimeve, vrasjeve, dhunimeve e fenomeneve të tjera kanë qenë edhe veçoritë regjionale, si regjione industriale, qendrat e mëdha, metropolet botërore etj.

Por, Kosova deri pas luftës nuk është njohur për krime, vrasje të planifikuara, familjare të organizuar e prej me të ndryshme dhe dukuri të tjera negative të cilat po paraqesin rrezik  për shoqërinë tonë.

Në Kosovën e pas luftës, vrasjet si fenomen janë shumë të shpeshtuar në përputhje me numrin e banorëve. Ky fenomen duhet  të na shqetësoj me të vërtet si shoqëri, por a është shteti dhe shoqëria fajtore, e them me një të madhe se PO. E them po, sepse çdo shtet dhe shoqëri duhet t’i ketë rregullat që duhet t’i respektoj, të aktivizoj mekanizma në parandalimin e këtyre dukurive negative dhe të investoj shumë për të përgatitur shoqërinë për kohërat e reja që vijnë për shkak të ndryshimeve dhe evoluimit të rendit të ri botëror.

Vrasjet që po ndodhin në ketë një çerek shekull, janë lloj lloj vrasjesh dhe për arsye banale, për një zënke shkojnë deri te vrasjet e që fatkeqësisht ky fenomen po rritet dita ditës në Kosovë.

Një thënie në lëndën e kriminologjisë thuhet se (fëmija hapat e parë i merr nga familja dhe rrethi ku jeton) se rrethi ku po jetojmë nuk është aspekt rrethi që duhet të jetë shembull dhe po dëshmohet dita ditës, p.sh. me kulturën në komunikacion ku papritur ndodhin konfliktet mes qytetarëve për çështje banale e që përfundon deri te vrasja e tyre, që fatkeqësisht po pasqyron një kulturë të nivelit të ultë, e të vije keq që po jetojmë dhe po rrisim fëmijën në një shoqëri ku vrasja, krime dhuna janë bërë të përditshme.

Kosova se ka numër të madh të vrasjeve po dëshmohet dita ditës, e kjo deri te një fenomen që nuk ka ndodhur përpara në Kosovë, vrasjet me pagesë, të planifikuar, familjarë etj., kjo dukuria me pasoja fatale që ka hy në rrethin e kësaj shoqërie të brishtë është e rëndë edhe në aspektin e zbatueshmërisë së ligjit edhe traditave tona familjare.

Kosova si shoqëri ka kaluar në disa faza jo të mira prej viti 1989 kur Serbia suprimoj autonomin e Kosovës, ku shoqëria kosovare filloj riorganizimin e popullit jashtë sistemit jugosllavë, duke filluar në disa drejtime, e njëra prej hapave më të rëndësishme ishte edhe pajtimi i gjaqeve, ky veprim ndihmoj pajtimin e mijëra familje dhe bashkoj popullin kundër një armikut të vetëm “Serbisë”, prej 90 deri 99 Kosova minimalisht kishte vrasje.

Ndërsa pas luftës Kosovën po e përcjellin raste shumë të rënda të vrasjeve të cilat i ceka më lartë e që fatkeqësisht po mungon edhe kultura e shoqërisë edhe dënimet e sistemit së drejtësisë për të kthyer shpresën te familjet dhe shoqëria, e familjet kanë mbetur në mes as ata që e zbatojmë kanunin e Lekë Dukagjinit, sepse është e pamundur sot të zbatohet edhe moralisht edhe ligjërisht, për arsye se për mua dhe për shoqërinë kanuni është vetëm pjesë e historisë e kurrsesi të mendohet më shumë, por sistemi i drejtësisë duhet urgjentisht ta kryej detyrën për çka është i thirrur në detyra dhe përgjegjësit ligjore dhe morale si dhe pagesat e majme që një page mujore e një gjyqtarit dhe prokurori është sa 30 pensione të qytetarëve.

Andaj jam për veting në sistemin e drejtësisë jo veting gjysmak sipas projektligjit aktual të propozuar i cili parasheh veting vetëm për këshillin gjyqësor dhe këshillin prokurorial dhe kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët, por për një viting të përgjithshëm për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët dhe këshillat drejtuese të tyre.

Respekt për atë që më ndjekin!

Go to TOP