Vrasje në tentativë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Prizren. Rasti ka ndodhur në Prizren, të premten në ora 21:00.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Sipas policicsë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.


Go to TOP