Vrasja e Faton Hajrizit, Serbia e konfirmon edhe zyrtarisht me emër e mbiemër

Ministria e Brendshme e Serbisë përmes një komunikate zyrtare të publikuar në faqen e ministrisë, ka njoftuar për vrasjen e Faton Hajrizit.

Në këtë komunikatë, Faton Harjizi, përmendet me emër e mbiemër si person që është eliminuar nga forcat serbe pas vrasjes së një polici serb dhe plagosjes së një tjetri derisa gjendej në arrati.

Nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq tha se terroristi shqiptar Faton Hajrizi, i cili një natë më parë vrau policin Nikolla Krsmanoviq dhe plagosi policin Vjeskoslav Iliç në Lipnički Šor, është likuiduar në atarin e Banja Koviljača.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës sot pas lajmin për vrasjen, kanë kërkuar nga Serbia që të identifikohet personi i vrarë. /Kosova.info/


Go to TOP