Vrasja dhe plagosja e dy vëllezërve në Mitrovicë, si ranë në duart e policisë dy të dyshuarit pas një viti

Fitim Vatovci, 29-vjeçar është vetëdorëzuar dje në Policinë e Kosovës, pasi që nga viti i kaluar ishte në kërkim si i dyshuar për vrasjen e një personi në rrugën “Evlia Qelebia”, në Mitrovicë. Por çfarë ndodhi natën e 10 korrikut në Mitrovicë, ku vdiq një person dhe u plagos një tjetër.

Një vrasje e rëndë e kishte tronditur natën e 10 korrikut, Mitrovicën e Jugut. Në rrugën “Evlia Qelebia”, atë natë u vra D.S., 49 -vjeçar, si dhe u plagos vëllai i tij,  J.S., 51-vjeçar.

Që nga ajo natë dy persona ishin në kërkim nga policia. Bëhet fjalë për Fitim Vatovcin që u vetëdorëzua sot në polici dhe Adrian Beqiri i cili ra në duar e policisë në shkurt të këtij viti.

Të dy po dyshohetn për vrasje të rëndë dhe plagosje.

Por si ndodhi përplasja e dy vëllezërve me të dyshuarit?

Sipas hetimeve fillestare vrasja dhe plagosja në Mitrovicë dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje në mes të të dyshuarve dhe viktimës .

Familja asokohe nuk pranoi të deklarohet rreth rastit.

Ndërkaq nga Emergjenca e Mitrovicë se i ndjeri kishte arritur pa shenja jete.

Për rastin pati dhënë detaje edhe policia e Kosovës.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes ishin gjetur katër gëzhoja dhe një predhë e plumbit.

“Rreth orës 02:00, nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima D. S., 49 vjeçar, si pasojë e plagëve ka vdekur, ndërsa i  plagosuri tjetër viktima  J. S., 52 vjeçar, mbetet  në tretman të mëtejmë mjekësor.  Pas  ekzaminimeve të kryera në vendin  e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur katër (4) gëzhoja dhe një predhë të plumbit si dëshmi  materiale që ndërlidhen me rastin.  Nga  hetimet e deritanishme dhe dyshimet e ngritura, dy persona të dyshuar janë  në kërkim policor identiteti i të cilëve tashmë është i njohur për policinë”, thuhej në njoftimin e policisë.

Go to TOP