Votoni për ruajtjen e kushtetushmërisë së Kosovës!
Shkruan: Albert PRENKAJ
Sistemi shtetërorë i Kosovës është shumë partiak që nxjerrë qeveri që del nga vota e lirë e qytetarit. Qeveri e sistemit plural shumëpartiak, që pasqyron ylberin politik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.
Në Kosovë sistemi elektoral nuk rregullon rregullin i pari i merr të gjitha, por shumica e mjaftueshme në Kuvend formon qeverinë.
Vota e juaj përcakton të ardhmen e Kosovës!
Votoni me zgjuarësi, jo me zemërim dhe inat.
Kosova e së ardhmës është ajo në bashkëpunim rajonal, në të adhmen në BE dhe NATO, në partneritet me SHBA, jo e izoluar me një trajektore difuze të paqartë strategjike.
Nuk duhet të gabojmë sepse rrezikojmë të na mbyllet edhe një herë dera e madhe e historisë!
