Voton Albin Kurti: Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sapo ka votuar.
Pas votimit, Kurti tha se “sot vendosin ata që votojnë”, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.
“Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme, e diel me diell. Unë para se të vij këtu, në fakultetin Juridik e Ekonomik të Prishtinës, e vërtetova në uebfaqen e KQZ-së a e kam saktësisht vendovotimin”, tha Kurti.
“I sugjeroj qytetarët ta verifikojnë vendvotimin”, tha Kurti.
