“Votat e Doshit, mund të shkojnë për kandidatin e Bashës”, Mentor Kikia zbulon teoritë konspirative

Për gazetarin Mentor Kikia, zgjedhjet në Shqipëri kanë treguar gjithmonë se ato shoqërohen me pazare nga politika.

Kikia, në debat me kandidatin Bardh Spahia, i demonstroj faktin se në këto zgjedhje, duhet të ketë një lloj matematike për të cuar përpara fitoren ose mundjen mes kandidatit të Lulzim Bashës në Shkodër dhe të koalicionit të Sali Berishës me LSI.

“Në Shqipëri politika dhe zgjedhjet shoqërohen me ato që ne i quajmë kulisa apo pazaret. Këtu kemi besoj një lojë që nuk është luajtur më parë në politikën shqiptare, kemi një parti të ndarë në dy pjesë, ju e shumëzoni gati me 0 pjesë tjetër të partisë, por neve na duhet ta konsiderojmë si një aktor që mund ti heq një sasi, sa mund të jetë ajo, nuk e dimë. Por, në kuadër të aleancave me partitë e vogla, ju po thoni që na mjaftojnë votat e djathta për të fituar, por votat e djathta do të ndahen, dhe këtu duhet të jemi shumë të qartë. Ju thoni le të bashkëpunojë Doshi me Ramën, se ne sërish e mundim, por ka teori konspirative që thonë që votat e Doshit, mund të shkojnë për kandidatin e Bashës, pra, mund të ketë një lloj matematike për të çuar jo thjesht në fitoren e kandidatit të Bashës, por në mundjen e kandidatit të Berishës”, tha ai për MCN Tv.

Go to TOP